Po kërkojmë të punësojmë:

SAP Consultant (EWM | SD | MM | PP | CO)

Eksperiencë praktike në konfigurim, implementim ose rollout të njërit prej moduleve (EWM, SD, MM, PP, CO)
Njohuri të gjuhës Italiane

Rreth Hit | Job:​

Hit | Job është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë, e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani ndërkombëtare. Përmes partneriteteve tona, krijojmë mundësi punësimi për profesionistë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar, duke përfituar nga mbështetja administrative, ligjore dhe operacionale që ofrojmë.

Aktualisht, në kuadër të bashkëpunimit me një kompani italiane, jemi në kërkim të profesionistëve me eksperiencë në fushën e SAP, të interesuar për mundësi të reja profesionale.

 

Profilet që po kërkojmë:

  • SAP EWM Consultant – Extended Warehouse Management
  • SAP SD Consultant – Sales and Distribution
  • SAP MM Consultant – Materials Management
  • SAP PP Consultant – Production Planning
  • SAP CO Consultant – Controlling

 

Kë kërkojmë:

Profesionistë që kanë eksperiencë praktike me modulet përkatëse SAP, njohuri mbi proceset e biznesit dhe dëshirë për të kontribuar në projekte me karakter ndërkombëtar. Vlerësohen veçanërisht kandidatët që kanë marrë pjesë në projekte implementimi, konfigurimi, rollout apo application support.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Bashkëpunim me një kompani italiane dhe ekspozim ndaj një mjedisi ndërkombëtar.
  • Mbështetje administrative, ligjore dhe operacionale gjatë bashkëpunimit.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe ndërtimi të një karriere afatgjatë.
  • Mbështetje nga ekipi HITJOB gjatë procesit të rekrutimit dhe punësimit.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje..