Rreth Hit | Job:
Hit | Job është një kompani me seli në Tiranë, Shqipëri, që operon në tregun shqiptar prej më shumë se 7 vitesh në fushën e outsourcing, rekrutimit dhe përzgjedhjes së personelit për kompani ndërkombëtare, duke i ndihmuar ato të gjejnë profesionistët e duhur për nevojat e tyre.
Një nga klientët tanë i cili është Desotech, një kompani me seli në Itali, e specializuar në konsulencë dhe trajnim në fushën e teknologjive IT, Cloud dhe Virtualization, po kërkon një VMware / IT Infrastructure Engineer për t’iu bashkuar ekipit të saj teknik.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbështetja në administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturave IT dhe Data Center.
- Puna me teknologjitë e virtualizimit VMware vSphere dhe vCenter.
- Monitorimi i sistemeve dhe identifikimi i problemeve teknike.
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e incidenteve që lidhen me infrastrukturën IT.
- Bashkëpunimi me ekipin teknik për përmirësimin dhe optimizimin e sistemeve.
- Zhvillimi i njohurive në teknologjitë e avancuara VMware, përfshirë NSX dhe VMware Cloud Foundation (VCF).
Kërkesat për pozicionin:
- Njohuri bazë në VMware vSphere dhe vCenter.
- Njohuri në virtualizim dhe infrastrukturat IT.
- Njohuri në Windows Server dhe/ose Linux.
- Interes për teknologjitë Data Center, Networking dhe Cloud Infrastructure.
- Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
- Motivim për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
- Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze.
Çfarë ju ofrojmë:
- Mundësi për zhvillim profesional në fushën e virtualizimit dhe infrastrukturave IT.
- Mundësi për të thelluar njohuritë në teknologjitë VMware.
- Ekspozim ndaj teknologjive dhe zgjidhjeve moderne të Data Center.
- Mundësi për të zhvilluar aftësi të specializuara në VMware NSX dhe VCF.
- Fundjava pushim (e shtunë/e dielë).
- Drekë e ofruar nga kompania.
- Kontratë e rregullt pune.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje..



