HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane. Nëpërmjet partneriteteve të konsoliduara, krijojmë mundësi punësimi për profesionistët shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar.
Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, BC Soft, kompani italiane e teknologjisë dhe IT Consulting, e specializuar në Software Development, Cloud & AI, ERP dhe zgjidhje Web & Mobile, po kërkojmë një “Senior Software Development Engineer” për t’iu bashkuar ekipit të saj.
Kriteret kryesore:
- +5 vite eksperiencë në Software Development.
- Njohuri të avancuara në PHP, JavaScript, Laravel dhe Vue 3.
- Eksperiencë në software architecture dhe design patterns moderne.
- Eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe menaxhimin e projekteve komplekse software.
- Njohuri të gjuhës italiane në nivel B2 – kriter i detyrueshëm.
- Aftësi të forta në leadership, komunikim dhe problem-solving.
- Orientim drejt rezultateve, iniciativë dhe aftësi për të marrë vendime në mënyrë efektive.
- Aftësi për të mentoruar dhe zhvilluar anëtarët e ekipit.
Kualifikime të preferuara:
- Eksperiencë në sektorin Technology ose EdTech.
- Eksperiencë në startup ose ekipe të vogla.
- Njohuri në AI/ML, LLM ose AI services.
- Njohuri në MCP ose framework-e të ngjashme për integrimin e sistemeve AI.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Drekë e ofruar nga kompania.
- Ambient pune profesional, miqësor dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Orar pune nga e hëna në të premte (e shtuna dhe e diela pushim).



