Po kërkojmë të punësojmë:

Specialist Marketing & Lead Generation

Njohje e gjuhës Italiane (B1-B2)
Gjenerim i lead-eve

Përshkrimi i rolit:

Po kërkohet një person kreativ dhe i aftë në marketing për t’u bashkuar me ekipin në zyrën e Tiranës. Kandidati do të jetë përgjegjës për promovimin e produkteve/shërbimeve dhe gjenerimin e lead-eve si për tregun italian, ashtu edhe për tregun shqiptar, duke përfshirë analizë tregu dhe krijimin e strategjive për pozicionim.

 
Detyrat kryesore:
  • Email marketing dhe fushata digjitale.
  • Promovim dhe menaxhim i përmbajtjes në social media (LinkedIn, Facebook, Instagram).
  • Gjenerim i lead-eve (Lead Generation).
  • Promovim i eventeve të kompanisë.
  • Krijimi i planeve editoriale për social media dhe blog.
  • Krijimi i grafikave bazë për postime në social media (përdorim i tool-it Canva).
  • Analizë tregu për tregun shqiptar dhe strategji pozicionimi.
 
Kërkesat / Aftësitë e nevojshme:
  • Aftësi të mira bashkëpunimi dhe puna në grup.
  • Kreativitet dhe aftësi komunikimi të shkëlqyera.
  • Shpejtësi në mësim dhe zbatim të aktiviteteve.
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi për të menaxhuar detyra.
  • Njohuri dhe përdorim i mjeteve social media: LinkedIn, Facebook, Instagram.
  • Aftësi në copywriting për social media, email dhe blog.
  • Njohuri të përdorimit të tool-eve të thjeshta grafike si Canva.
  • Analizë tregu (preferohet por nuk është e detyrueshme).
  • Njohje e gjuhës Italiane (B1-B2).

 

Kualifikime dhe karakteristika personale:
  • Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të marrë përgjegjësi.
  • Shpejtësi dhe efikasitet në punë.
  • Kreativitet dhe iniciativë.
  • Disponibilitet për të udhëtuar në Itali për periudha të shkurtra trajnimi.
 
Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
  • Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
  • Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
  • Drekë e ofruar nga kompania.

Contatti AL

Cel.: +355 68 20 02 999

Tel.: +3905221829901

E-mail: info@hitjob.it

Sede operativa: Rr. Kastriotet, Pallatet 3D, Tiranë, Albania

Sede legale: Rr. Arben Broci, Kullat Malesiane Tiranë, Albania

NIPT: L82313002V