Po kërkojmë një profesionist në financë dhe kontabilitet, i orientuar ndaj detajeve, për të mbështetur operacionet e përditshme të Accounts Payable (AP) dhe Accounts Receivable (AR), si dhe për të asistuar në funksione të nivelit junior të controller-it. Ky është një rol remote, i vendosur përmes një agjencie, me përgjegjësi të strukturuara dhe afatgjata. Kandidati ideal ka njohuri në U.S. GAAP, është i organizuar dhe i aftë të punojë në mënyrë të pavarur në një ambient ERP.
Shumica e proceseve ditore realizohen në Genius ERP, platforma jonë e menaxhimit të prodhimit. Aftësia për të përdorur sisteme ERP dhe gatishmëria për të mësuar software të ri janë thelbësore. Gjatë onboardimit ofrohen trajnime online të strukturuara, të cilat kandidati pritet t’i ndjekë në mënyrë proaktive.
Përgjegjësitë kryesore:
Accounts Payable (AP)
- Procesimi i faturave të furnitorëve dhe përputhja me porositë (PO) dhe pranimet në Genius ERP.
- Koordinimi i aprovimeve të pagesave dhe planifikimi i disbursimeve.
- Mirëmbajtja e të dhënave të furnitorëve dhe zgjidhja e mospërputhjeve në faturim.
- Rakordimi i raporteve të AP (aging).
- Accounts Receivable (AR).
Accounts Payable (AP)
- Procesimi i faturave të furnitorëve dhe përputhja me porositë (PO) dhe pranimet në Genius ERP.
- Koordinimi i aprovimeve të pagesave dhe planifikimi i disbursimeve.
- Mirëmbajtja e të dhënave të furnitorëve dhe zgjidhja e mospërputhjeve në faturim.
- Rakordimi i raporteve të AP (aging).
Accounts Receivable (AR).
- Gjenerimi dhe dërgimi i faturave për klientët sipas kushteve të kontratës/milestones.
- Ndjekja e arkëtimeve dhe follow-up për balancat e papaguara.
- Aplikimi i pagesave dhe rakordimi i AR (aging).
- Mbështetje në menaxhimin e llogarive të klientëve.
Mbështetje për Junior Controller:
- Asistencë në mbylljen mujore (journal entries, rakordime llogarish).
- Mirëmbajtja e saktësisë së librave kontabël (general ledger) dhe evidentimi i mospërputhjeve.
- Mbështetje në ndjekjen e kostove dhe raportimin e WIP (Work in Progress).
- Ndihmë në përgatitjen e raporteve financiare dhe eksportimin e të dhënave.
- Mirëmbajtja e dokumentacionit të brendshëm dhe procedurave kontabël.
Kërkesat teknike:
- Minimumi 3+ vite eksperiencë në AP/AR ose kontabilitet.
- Njohuri mbi U.S. GAAP dhe praktikat standarde të kontabilitetit.
- Eksperiencë praktike me të paktën një sistem ERP (Genius ERP, QuickBooks, NetSuite ose të ngjashme).
- Aftësi të forta në Excel (pivot tables, rakordime, formula bazë).
- Njohuri shumë të mira të anglishtes në shkrim.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Kërkesa preferenciale:
- Eksperiencë me arkitektura offline-first dhe sinkronizim të të dhënave.
- Njohuri për Docker ose ambiente të containerizuara.
- Eksperiencë me sisteme legacy ose migrime teknologjike.
Avantazhet:
- Eksperiencë me Genius ERP.
- Eksperiencë në kompani prodhuese ose të orientuara nga projektet.
- Njohuri në WIP accounting, job costing ose milestone billing.
- Kandidat për CPA ose certifikim të ngjashëm në kontabilitet.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.



