Po kërkojmë të punësojmë:

Koordinator i Shitjeve të Brendshme

dhe E-commerce
Orari i punë si në USA

Kompania është një prodhues ndërkombëtar në sektorin e materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, që operon në një ambient dinamik dhe në rritje të vazhdueshme, duke ofruar produkte dhe shërbime për industri të ndryshme si energjia, ndërtimi dhe utilitetet.
Po kërkojmë një profil energjik dhe të orientuar drejt rezultateve për një rol në shitje të brendshme dhe e-commerce. Kandidati do të jetë i fokusuar në menaxhimin e porosive, ndjekjen e ofertave dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët, duke kontribuar gjithashtu në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e kanaleve digjitale të shitjes.

 

E-commerce & Zhvillim Biznesi:
  • Menaxhimi i platformave B2B: Ndihmon në konfigurimin dhe mirëmbajtjen e platformave online dhe partnerëve, duke siguruar funksionim të rregullt dhe standarde të njëjta informacioni.
  • Kryen kontrolle të rregullta të faqeve dhe zgjidh probleme teknike që mund të lindin.
  • Menaxhon publikimin e produkteve dhe funksionimin e dyqaneve online.
  • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie me partnerë, distributorë dhe platforma e-commerce.
  • Zhvillimi i klientëve të rinj: Identifikon dhe kontakton klientë dhe partnerë potencialë për të zgjeruar rrjetin e kompanisë.
Çfarë kërkojmë:
  • Diplomë Bachelor në Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme.
  • 3–5 vite eksperiencë në shitje të brendshme ose role mbështetëse në shitje.
  • Eksperiencë e provuar në menaxhimin e ofertave, porosive dhe arritjen e targeteve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, ndjekjeje dhe menaxhimi marrëdhëniesh.
  • Njohuri mbi proceset e menaxhimit të porosive dhe metrikat e shitjeve.
  • Mendësi analitike dhe aftësi për të përdorur të dhënat në vendimmarrje.
  • Njohuri bazë mbi platformat e-commerce ose shitjet B2B digjitale.
  • Disponibilitet 13:30 – 22:00..
Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesa konkurruese me siguracione të paguara.
  • Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
  • Trajnime periodike dhe mundësi karriere.
  • Ambient komod dhe modern.
  • Drekë e ofruar nga kompania.

Contatti AL

Cel.: +355 68 20 02 999

Tel.: +3905221829901

E-mail: info@hitjob.it

Sede operativa: Rr. Kastriotet, Pallatet 3D, Tiranë, Albania

Sede legale: Rr. Arben Broci, Kullat Malesiane Tiranë, Albania

NIPT: L82313002V