Po kërkojmë të punësojmë:

Back Office Commercial

Përvojë në back office tregtar (përgatitje ofertash e preventivash) dhe njohuri mbi sistemet fotovoltaike.
Njohuri të gjuhës Italiane

Hit | Job është një kompani e specializuar në mbështetjen e kompanive italiane dhe ndërkombëtare në proceset e zgjerimit, outsourcing, nearshoring dhe ndërkombëtarizimit. Ne ofrojmë zgjidhje në fushën e rekrutimit, burimeve njerëzore, payroll dhe mbështetjes operacionale.

Partneri ynë, AC Agency, operon në sektorin e energjisë, impianteve fotovoltaike dhe eficiencës energjetike, duke ofruar zgjidhje teknologjike për biznese dhe individë. Për të mbështetur zhvillimin e strukturës së saj tregtare dhe operacionale, kompania kërkon një profesionist/e me përvojë në sektorin fotovoltaik, për t’u bërë pjesë e ekipit në Tiranë.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështetja e ekipit tregtar në menaxhimin e mundësive dhe negociatave.
  • Përgatitja dhe administrimi i ofertave dhe preventivave për impiante fotovoltaike.
  • Komunikimi dhe asistenca ndaj klientëve gjatë procesit tregtar.
  • Kërkimi i ofertave dhe menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët dhe distributorët.
  • Përditësimi i CRM-së dhe administrimi i dokumentacionit tregtar.
  • Koordinimi ndërmjet klientëve, ekipit tregtar, zyrës teknike dhe furnitorëve.

 

Kriteret e kërkuara:

  • Përvojë e mëparshme në back office tregtar, preferueshëm në sektorin fotovoltaik.
  • Njohuri mbi komponentët kryesorë të impianteve fotovoltaike, si panelet, inverterët dhe sistemet e baterive.
  • Aftësi për të lexuar dhe kuptuar oferta teknike dhe tregtare.
  • Aftësi shumë të mira organizative, saktësi dhe respektim të afateve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt klientit.
  • Njohja e sistemeve CRM dhe programeve menaxheriale përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Kontratë e rregullt pune.
  • Punë nga e hëna në të premte, me orar statik.
  • Drekë të ofruar nga kompania.
  • Trajnim mbi produktet dhe zgjidhjet energjetike.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje..