Po kërkojmë të punësojmë:

Software Developer

C# / .NET / WPF
Avantazh njohurit në MVVM pattern

Për shkak të zhvillimeve të fundit në aktivitetin tonë, jemi në kërkim të një Software Developer për të mbështetur zhvillimin urgjent të moduleve të reja të software-it tonë. Kandidati ideal do të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të kontribuojë në zhvillimin e zgjidhjeve funksionale dhe të qëndrueshme.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e moduleve software në C# (.NET).
  • Implementimi i ndërfaqeve grafike duke përdorur WPF (Windows Presentation Foundation).
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik për të kuptuar kërkesat dhe për t’i kthyer në zgjidhje teknike.
  • Testimi dhe optimizimi i kodit për performancë dhe stabilitet.
  • Dokumentimi i zhvillimeve dhe proceseve teknike.

 

Kërkesat teknike:

  • Eksperiencë në zhvillim me C# dhe .NET Framework / .NET Core.
  • Njohuri në WPF për zhvillim UI (preferohet).
  • Aftësi të mira analitike dhe problem-solving.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
  • Njohuri të mira të praktikave të zhvillimit software.

 

Preferohen:

  • Eksperiencë me aplikacione desktop.
  • Njohuri në MVVM pattern.
  • Eksperiencë në integrime dhe menaxhim të moduleve ekzistuese.

 

Aftësi personale (Soft skills):

  • Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip.
  • Kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar teknologji të reja.
  • Qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Mundësi për të punuar në projekte konkrete dhe me impakt të drejtpërdrejtë.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.