Rreth Hit | Job:
HIT | Job është një kompani e specializuar në mbështetjen e kompanive italiane dhe ndërkombëtare në proceset e zgjerimit, outsourcing, nearshoring dhe ndërkombëtarizimit. Ne ofrojmë zgjidhje në fushën e rekrutimit, burimeve njerëzore, payroll dhe mbështetjes operacionale.
Partneri ynë, Graphite Srl, është një kompani italiane e specializuar në zhvillimin e zgjidhjeve software, transformimin dixhital dhe optimizimin e proceseve të biznesit përmes teknologjisë. Në kuadër të zhvillimit të projekteve të saj teknologjike dhe zgjerimit të ekipit të zhvillimit në Tiranë, Graphite Srl kërkon profesionistë të fushës së programimit, të cilët do të kenë mundësinë të kontribuojnë në zhvillimin e aplikacioneve software dhe të rriten profesionalisht në një ambient dinamik dhe bashkëpunues.
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe programimi i aplikacioneve software në bashkëpunim me ekipin e zhvillimit.
- Përfshirja në fazat e ndryshme të ciklit të zhvillimit: analizë, projektim, programim, testim dhe mirëmbajtje.
- Implementimi i funksionaliteteve të reja dhe përmirësimi i zgjidhjeve ekzistuese software.
- Bashkëpunimi me ekipin për identifikimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike efektive.
Kërkesat:
- Eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve software.
- Njohuri dhe eksperiencë praktike në programimin me Delphi.
- Eksperiencë në punën me databaza SQL.
- Njohuri në programimin Web dhe Mobile.
- Njohuri të mira në JavaScript dhe HTML.
- Njohja e .NET përbën avantazh të rëndësishëm.
- Zotërim i gjuhës ITALIANE.
- Aftësi për të punuar në grup, saktësi dhe mendim analitik.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Çfarë ofrohet?
- Kontratë e rregullt pune.
- Punë nga e hëna në të premte, me orar të përcaktuar.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
- Trajnime periodike dhe përditësim i vazhdueshëm i njohurive teknologjike.
- Mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional në Shqipëri dhe Itali.
- Mundësi për t’u angazhuar në projekte software dhe për të kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike.
- Drekë e ofruar nga kompania.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje..



