Po kërkojmë të punësojmë:

Software Developer

Junior

Exe Progetti Srl është një kompani informatike me mbi 30 vite eksperiencë, e specializuar në zhvillimin e zgjidhjeve softuerike për sektorët elektrik, hidraulik, kopshtari, antizjarr dhe ndërtim. Kompania ofron produkte dhe platforma të dedikuara për instalues dhe kompani mirëmbajtjeje në Itali.
Për zgjerimin e ekipit tonë, jemi në kërkim të një Junior Software Developer, të motivuar për të ndërtuar dhe zhvilluar karrierën e tij/saj profesionale.

Detyrat kryesore:

  • Mbështetje në programimin dhe zhvillimin e aplikacioneve.
  • Pjesëmarrje në analizë, testim dhe përmirësim softueri.
  • Bashkëpunim me ekipin teknik në projekte të vazhdueshme.

 

Kualifikimet e nevojshme:

  • Njohuri bazë/mesatare me SQL.
  • Njohuri në zhvillim WEB/MOBILE (JavaScript, HTML).
  • Njohuri në Delphi dhe/ose .NET (përbën avantazh).
  • Njohje e gjuhës italiane në nivel B2 (e detyrueshme).
  • Dëshirë për të mësuar, rritur profesionalisht dhe për të punuar në ekip.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
  • Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
  • Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
  • Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.
  • Mundësi reale për rritje në karrierë dhe kalim në nivel mid-level brenda një kohe të shkurtër.