Po kërkojmë të punësojmë:

Senior Software Development Engineer

+5 vite Eksperiencë dhe njohuri në PHP, Laravel, Vue 3
Njohuri të gjuhës Italiane (Niveli B2 – B2)

HITJOB është një kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve profesionale për kompani të njohura ndërkombëtare, kryesisht amerikane dhe italiane. Nëpërmjet partneriteteve të konsoliduara, krijojmë mundësi punësimi për profesionistët shqiptarë që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar.

Për një nga partnerët tanë ndërkombëtarë, BC Soft, kompani italiane e teknologjisë dhe IT Consulting, e specializuar në Software Development, Cloud & AI, ERP dhe zgjidhje Web & Mobile, po kërkojmë një “Senior Software Development Engineer” për t’iu bashkuar ekipit të saj.

 

Kriteret kryesore:

  • +5 vite eksperiencë në Software Development.
  • Njohuri të avancuara në PHP, JavaScript, Laravel dhe Vue 3.
  • Eksperiencë në software architecture dhe design patterns moderne.
  • Eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe menaxhimin e projekteve komplekse software.
  • Njohuri të gjuhës italiane në nivel B2 – kriter i detyrueshëm.
  • Aftësi të forta në leadership, komunikim dhe problem-solving.
  • Orientim drejt rezultateve, iniciativë dhe aftësi për të marrë vendime në mënyrë efektive.
  • Aftësi për të mentoruar dhe zhvilluar anëtarët e ekipit.

 

Kualifikime të preferuara:

  • Eksperiencë në sektorin Technology ose EdTech.
  • Eksperiencë në startup ose ekipe të vogla.
  • Njohuri në AI/ML, LLM ose AI services.
  • Njohuri në MCP ose framework-e të ngjashme për integrimin e sistemeve AI.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Drekë e ofruar nga kompania.
  • Ambient pune profesional, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
  • Orar pune nga e hëna në të premte (e shtuna dhe e diela pushim).