Sun Ballast, lider në zgjidhjet inovative për sistemet fotovoltaike, është në kërkim të një profesionisti/e energjik/e dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të marketingut B2B dhe për të ndihmuar në zgjerimin e pranisë sonë në tregun Europian.

Çfarë do të bëni në këtë rol:
  • Do të jeni kontakti i parë me klientët spanjisht folës, përmes telefonit, emailit dhe platformave të tjera.
  • Do të prezantoni vlerën e zgjidhjeve tona inovative dhe si ato mund të përmirësojnë bizneset e klientëve tanë.
  • Do të mirëmbani dhe përditësoni të dhënat në sistemin tonë të brendshëm, duke siguruar saktësi maksimale.
  • Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin për të garantuar një përvojë pozitive për çdo klient dhe funksionim efikas të proceseve të back office.
Kualifikimet që kërkojmë:
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze & spanjolle (niveli B1-B2), në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi analitike.
  • Aftësi komunikuese dhe dëshirë për të punuar në një mjedis ndërkombëtar.
Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
  • Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.