Jemi në kërkim të një profesionisti/eje për Lead Generation B2B, me eksperiencë në gjenerimin e kontakteve cilësore përmes kanaleve organike dhe outbound.
Ky rol nuk është i fokusuar vetëm në fushata me pagesë, por në ndërtimin e strategjive të qëndrueshme për gjenerimin e lead-eve.
Do të punoni ngushtë me ekipet e marketingut dhe shitjeve për të zhvilluar procese efikase dhe të matshme.
Përgjegjësitë:
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive për gjenerimin e lead-eve B2B përmes kanaleve organike dhe outbound.
- Menaxhimi i aktivitetit në LinkedIn (profil personal, faqe kompanie, mesazhe, Sales Navigator).
- Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të email marketing dhe cold outreach.
- Kontribut në krijimin e përmbajtjeve që gjenerojnë konvertime (landing pages, lead magnets, flukse komunikimi).
- Kualifikimi i kontakteve dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin e shitjeve.
- Monitorimi i performancës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i aktiviteteve.
- Menaxhimi dhe përditësimi i CRM dhe databazave të kontakteve.
Kërkesat:
- Eksperiencë në lead generation për kompani B2B.
- Aftësi për të gjeneruar lead edhe pa përdorur reklama me pagesë.
- Njohuri praktike në:
• Email marketing dhe cold outreach.
• Përdorimin e LinkedIn për gjenerimin e kontakteve B2B.
• Mjete për kërkim klientësh (prospecting) dhe CRM. - Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (komunikim i shkruar dhe verbal).
- Mendësi e orientuar drejt rezultateve.
Avantazh (jo e detyrueshme):
- Eksperiencë me Google Ads ose Meta Ads.
- Njohuri në marketing automation.
- Eksperiencë në ndërtimin e funnel-eve B2B.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania.



