Po kërkojmë të punësojmë:

VMware / IT Infrastructure Engineer

Njohuri në (VMware vSphere, vCenter) dhe Sistemet Operative (Windows/Linux)
Njohuri të gjuhës Italiane (dhe Angleze)

Rreth Hit | Job:​

Hit | Job është një kompani me seli në Tiranë, Shqipëri, që operon në tregun shqiptar prej më shumë se 7 vitesh në fushën e outsourcing, rekrutimit dhe përzgjedhjes së personelit për kompani ndërkombëtare, duke i ndihmuar ato të gjejnë profesionistët e duhur për nevojat e tyre.

Një nga klientët tanë i cili është Desotech, një kompani me seli në Itali, e specializuar në konsulencë dhe trajnim në fushën e teknologjive IT, Cloud dhe Virtualization, po kërkon një VMware / IT Infrastructure Engineer për t’iu bashkuar ekipit të saj teknik.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështetja në administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturave IT dhe Data Center.
  • Puna me teknologjitë e virtualizimit VMware vSphere dhe vCenter.
  • Monitorimi i sistemeve dhe identifikimi i problemeve teknike.
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e incidenteve që lidhen me infrastrukturën IT.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik për përmirësimin dhe optimizimin e sistemeve.
  • Zhvillimi i njohurive në teknologjitë e avancuara VMware, përfshirë NSX dhe VMware Cloud Foundation (VCF).

 

Kërkesat për pozicionin:

  • Njohuri bazë në VMware vSphere dhe vCenter.
  • Njohuri në virtualizim dhe infrastrukturat IT.
  • Njohuri në Windows Server dhe/ose Linux.
  • Interes për teknologjitë Data Center, Networking dhe Cloud Infrastructure.
  • Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Motivim për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe angleze.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Mundësi për zhvillim profesional në fushën e virtualizimit dhe infrastrukturave IT.
  • Mundësi për të thelluar njohuritë në teknologjitë VMware.
  • Ekspozim ndaj teknologjive dhe zgjidhjeve moderne të Data Center.
  • Mundësi për të zhvilluar aftësi të specializuara në VMware NSX dhe VCF.
  • Fundjava pushim (e shtunë/e dielë).
  • Drekë e ofruar nga kompania.
  • Kontratë e rregullt pune.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat e kandidatëve do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi dhe përzgjedhjeje..