Po kërkojmë të punësojmë:

Business Development & Strategic Partnerships Manager

Njohuri të gjuhës Italiane
Aftësi në B2B Prospecting, Networking dhe LinkedIn Sales Navigator

Rreth Hit | Job:​

Hit | Job është një kompani e specializuar në mbështetjen e kompanive italiane dhe ndërkombëtare në proceset e zgjerimit, outsourcing, nearshoring dhe ndërkombëtarizimit. Ne ofrojmë zgjidhje në fushën e rekrutimit, burimeve njerëzore, payroll dhe mbështetjes operacionale.

Aktualisht, kërkojmë një person proaktiv dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të kontribuojë në gjetjen e klientëve të rinj, zhvillimin e partneriteteve strategjike dhe zgjerimin e rrjetit profesional të Hit | Job.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikimi i kompanive dhe klientëve potencialë në tregjet italiane dhe ndërkombëtare.
  • Përdorimi i LinkedIn dhe LinkedIn Sales Navigator për kërkimin dhe kontaktimin e personave vendimmarrës.
  • Zhvillimi i kontakteve dhe mundësive të reja të biznesit B2B.
  • Krijimi i partneriteteve me kompani konsulence, kompani HR, IT, zyra profesionale dhe partnerë strategjikë.
  • Zhvillimi i marrëdhënieve me Dhomat e Tregtisë, shoqatat e biznesit dhe rrjetet ndërkombëtare.
  • Menaxhimi i kontakteve, CRM-së dhe ndjekja sistematike e komunikimeve.
  • Organizimi i takimeve me klientë potencialë dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Founder-in.
  • Monitorimi dhe raportimi i mundësive tregtare dhe rezultateve të arritura.

 

Kriteret e kërkuara:

  • Njohuri profesionale në përdorimin e LinkedIn dhe LinkedIn Sales Navigator.
  • Aftësi në lead generation, prospecting dhe networking B2B.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe shkrimi të mesazheve profesionale.
  • Aftësi organizative dhe menaxhim të kontakteve dhe follow-up-eve.
  • Italisht rrjedhshëm.
  • Anglisht minimumi B2.

 

Përbëjnë avantazh:

  • Eksperienca në Business Development, Sales, Lead Generation, CRM, zhvillimin e partneriteteve ose në mjedise biznesi ndërkombëtare.
  • Nuk kërkohet domosdoshmërisht eksperiencë e gjatë.
  • Vlerësojmë iniciativën, kuriozitetin, aftësitë ndërpersonale dhe dëshirën për t’u zhvilluar profesionalisht.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Founder-in dhe përfshirje në iniciativa strategjike.
  • Ekspozim ndaj biznesit ndërkombëtar dhe mundësi për të zhvilluar një rrjet të gjerë profesional.
  • Mjedis dinamik dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Fleksibilitet në organizimin e punës, me mundësi pune në distancë dhe udhëtime pune sipas nevojave të pozicionit.

 

Profili që kërkojmë:

Një person proaktiv, komunikues dhe i organizuar, që merr iniciativa, identifikon mundësi të reja dhe di të ndërtojë marrëdhënie profesionale afatgjata.