Po kërkojmë një specialist të kualifikuar për administrimin e SAP HANA 2.0 në ambient SUSE Linux Enterprise Server. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve SAP HANA, duke garantuar performancë të lartë, siguri dhe vazhdimësi operacionale.
Përgjegjësitë kryesore:
- Instalimi, konfigurimi dhe upgrade i SAP HANA (SPS dhe revisionet).
- Menaxhimi i licencave SAP HANA.
- Administrimi dhe monitorimi përmes SAP HANA Cockpit.
- Monitorimi i performancës së sistemit (CPU, memorie, I/O).
- Analiza dhe troubleshooting i log-eve të sistemit dhe SAP HANA.
- Menaxhimi i proceseve të backup, restore dhe recovery.
- Menaxhimi i sigurisë (përdorues, role, autorizime dhe audit).
- Analiza dhe optimizimi i query-ve SQL në SAP HANA.
Kualifikimet e kërkuara (Mandatory):
- Eksperiencë në administrimin e SAP HANA 2.0.
- Njohuri në instalim, konfigurim dhe upgrade të sistemeve SAP HANA.
- Eksperiencë në menaxhimin e licencave dhe SAP HANA Cockpit.
- Aftësi në analizën e performancës dhe troubleshooting.
- Eksperiencë në backup, restore dhe recovery.
- Njohuri të mira në sigurinë e SAP HANA.
- Aftësi në analizë SQL në SAP HANA.
Kualifikime të preferuara:
- Eksperiencë me instalimin dhe konfigurimin e workbench IDE.
- Njohuri në SUSE Linux Enterprise Server.
- Eksperiencë në skenarë High Availability / Disaster Recovery (System Replication).
- Konfigurimi i SAP HANA SDA dhe Data Provisioning Agent.
- Eksperiencë në integrime dhe konfigurim të remote sources.
- Njohuri mbi SAP BTP (Cloud Integration, Open Connectors, API).
- Njohuri mbi mekanizmat e sigurisë në integrimet SAP (OAuth2, certifikata).
Çfarë ju ofrojmë:
- Mundësi për të punuar në projekte konkrete dhe me impakt të drejtpërdrejtë.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.



