Bashkëpunëtor Teknik – AutoCAD (Projekt Ndërkombëtar)
HITJOB, kompani outsourcing me mbi 8 vite eksperiencë në tregun shqiptar, në bashkëpunim me klientin e saj Restart Engineering S.r.l., një kompani italiane e specializuar në projektimin e zgjidhjeve për eficiencën energjetike, energjinë e rinovueshme dhe Smart Cities, është në kërkim të një bashkëpunëtori “Teknik – AutoCAD për t’iu bashkuar një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ky është një projekt ndërkombëtar me kohëzgjatje rreth 2 muaj, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit në projekte të tjera.
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizimi i skedarëve AutoCAD (DWG) dhe nxjerrja e të dhënave teknike të ndërtesave.
- Matja dhe llogaritja e sipërfaqeve, volumeve dhe elementeve të ndërtesave sipas standardeve të projektit.
- Regjistrimi i saktë i të dhënave në modele të standardizuara në Microsoft Excel.
- Sigurimi i saktësisë dhe cilësisë së informacionit të përpunuar.
Kualifikimet e kërkuara (Mandatory):
- Eksperiencë në administrimin e SAP HANA 2.0.
- Njohuri në instalim, konfigurim dhe upgrade të sistemeve SAP HANA.
- Eksperiencë në menaxhimin e licencave dhe SAP HANA Cockpit.
- Aftësi në analizën e performancës dhe troubleshooting.
- Eksperiencë në backup, restore dhe recovery.
- Njohuri të mira në sigurinë e SAP HANA.
- Aftësi në analizë SQL në SAP HANA.
- Zotërim i gjuhës italiane në nivel B2.
Kriteret kryesore:
- Njohuri bazë në AutoCAD dhe aftësi për të lexuar planimetri arkitekturore.
- Njohuri bazë në Microsoft Excel.
- Saktësi, organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të gjuhës Italiane minimalisht B1.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë Full-Time, On-site në Tiranë për një projekt ndërkombëtar me kohëzgjatje rreth 2 muaj.
- Mundësi reale për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të tjera, bazuar në performancën dhe nevojat e kompanisë.
- Trajnim, mbështetje dhe eksperiencë profesionale në bashkëpunim me një kompani italiane lider në fushën e inxhinierisë.
- Paketë konkurruese pagese dhe mundësi zhvillimi profesional.



