Një kompani dinamike në fushën e outsourcing B2B, e fokusuar në bashkëpunime ndërkombëtare (Itali & tregje të tjera), është në kërkim të një Talent Acquisition Specialist për t’u bashkuar me ekipin tonë në rritje.
Përshkrimi i rolit:
Kjo pozicion kërkon një profil energjik dhe të organizuar, i cili do të menaxhojë procesin e rekrutimit nga identifikimi i kandidatëve deri në intervistimin dhe vlerësimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë me klientët ndërkombëtarë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i procesit të rekrutimit end-to-end.
- Publikimi i njoftimeve të punës dhe screening i kandidatëve.
- Zhvillimi i intervistave (HR & language assessment).
- Vlerësimi i kompetencave profesionale dhe gjuhësore.
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientët dhe kandidatët.
- Pjesëmarrja në panaire punësimi dhe evente të ndryshme rekrutimi.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e databazës së kandidatëve.
Kërkesat:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze (detyrim).
- Eksperiencë në rekrutim / HR (avantazh).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe intervistimi.
- Aftësi organizative dhe menaxhim i kohës.
- Disponibilitet full-time.
- Disponibilitet për pjesëmarrje në evente dhe panaire.
- Qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve.
Çfarë ju ofrojmë:
- Mundësi për të punuar me klientë ndërkombëtarë.
- Ambient dinamik dhe profesional.
- Rritje dhe zhvillim në fushën e HR.
- Mbështetje e vazhdueshme dhe trajnim.



