Po kërkojmë të punësojmë:

Full Stack Developer

PWA / Node.js / Vue, React, Svelte / Database SQL
Njohuri të gjuhës italiane – (B2)

Jemi në kërkim të një zhvilluesi Full Stack me fokus të fortë në ndërtimin e aplikacioneve moderne, veçanërisht Progressive Web Apps (PWA).
Personi do të punojë në projekte nga fillimi deri në fund, duke u angazhuar si në frontend ashtu edhe në backend, me integrim të bazave të të dhënave relacionale dhe sistemeve ekzistuese (legacy).

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi i aplikacioneve moderne web të bazuara në arkitekturë PWA.
  • Ndërtimi i ndërfaqeve të përdoruesit responsive duke përdorur framework-e si Vue, React ose Svelte.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e API-ve RESTful dhe shërbimeve backend me Node.js.
  • Projektimi dhe menaxhimi i databazave relacionale (Firebird ose të ngjashme).
  • Implementimi i logjikës offline-first dhe sinkronizimi i të dhënave.
  • Debugging, testim dhe optimizim i performancës së aplikacioneve.
  • Bashkëpunim me ekipin për përcaktimin e arkitekturës dhe praktikave më të mira.
  • Njohuri të gjuhës italiane (niveli B2 ose më lart).

 

Kërkesat teknike:

  • Njohuri të mira të JavaScript modern (ES6+).
  • Eksperiencë me të paktën një nga React, Vue ose Svelte (preferohet Vue).
  • Eksperiencë në backend me Node.js (Express ose framework-e të ngjashme).
  • Njohuri për databaza relacionale (preferohet Firebird, ose MySQL, PostgreSQL, etj.).
  • Njohuri për API REST dhe menaxhimin e autentifikimit (JWT, sessione, etj.).
  • Njohuri bazë me Git dhe workflow të versionimit.
  • Kuptim i parimeve të PWA (service worker, caching, support offline).

 

Kërkesa preferenciale:

  • Eksperiencë me arkitektura offline-first dhe sinkronizim të të dhënave.
  • Njohuri për Docker ose ambiente të containerizuara.
  • Eksperiencë me sisteme legacy ose migrime teknologjike.

 

Kërkesë shtesë e detyrueshme:

  • Gatishmëri për të mësuar Delphi në nivel bazë, vetëm për kuptimin e sintaksës dhe procedurave për lexim dhe shkrim të të dhënave në databaza jo-SQL.

 

Aftësi personale (Soft skills):

  • Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip.
  • Kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar teknologji të reja.
  • Qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve.

 

Çfarë ju ofrojmë:

  • Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
  • Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
  • Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
  • Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.
  • Mundësi reale për rritje në karrierë dhe kalim në nivel mid-level brenda një kohe të shkurtër.

Contatti AL

Cel.: +355 68 20 02 999

Tel.: +3905221829901

E-mail: info@hitjob.it

Sede operativa: Rr. Kastriotet, Pallatet 3D, Tiranë, Albania

Sede legale: Rr. Arben Broci, Kullat Malesiane Tiranë, Albania

NIPT: L82313002V