Përshkrimi i rolit:
Po kërkohet një person kreativ dhe i aftë në marketing për t’u bashkuar me ekipin në zyrën e Tiranës. Kandidati do të jetë përgjegjës për promovimin e produkteve/shërbimeve dhe gjenerimin e lead-eve si për tregun italian, ashtu edhe për tregun shqiptar, duke përfshirë analizë tregu dhe krijimin e strategjive për pozicionim.
Detyrat kryesore:
- Email marketing dhe fushata digjitale.
- Promovim dhe menaxhim i përmbajtjes në social media (LinkedIn, Facebook, Instagram).
- Gjenerim i lead-eve (Lead Generation).
- Promovim i eventeve të kompanisë.
- Krijimi i planeve editoriale për social media dhe blog.
- Krijimi i grafikave bazë për postime në social media (përdorim i tool-it Canva).
- Analizë tregu për tregun shqiptar dhe strategji pozicionimi.
Kërkesat / Aftësitë e nevojshme:
- Aftësi të mira bashkëpunimi dhe puna në grup.
- Kreativitet dhe aftësi komunikimi të shkëlqyera.
- Shpejtësi në mësim dhe zbatim të aktiviteteve.
- Përgjegjshmëri dhe aftësi për të menaxhuar detyra.
- Njohuri dhe përdorim i mjeteve social media: LinkedIn, Facebook, Instagram.
- Aftësi në copywriting për social media, email dhe blog.
- Njohuri të përdorimit të tool-eve të thjeshta grafike si Canva.
- Analizë tregu (preferohet por nuk është e detyrueshme).
- Njohje e gjuhës Italiane (B1-B2).
Kualifikime dhe karakteristika personale:
- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të marrë përgjegjësi.
- Shpejtësi dhe efikasitet në punë.
- Kreativitet dhe iniciativë.
- Disponibilitet për të udhëtuar në Itali për periudha të shkurtra trajnimi.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania.



