EZ-CRETE, lider në industrinë e prodhimit të betonit precast në SHBA, kërkon një Purchasing Clerk të motivuar dhe të përqendruar në detaje për t’iu bashkuar ekipit në Tiranë. Ky rol është kyç për mbështetjen e operacioneve të prodhimit, duke siguruar prokurim efikas të materialeve, disponueshmëri në kohë dhe bashkëpunim të ngushtë me departamentet e brendshme.

 

Kualifikime Kryesore:
  • Përvojë e provuar në prokurim/purchasing, preferohet në mjedis prodhimi.
  • Njohuri bazë të procedurave të blerjes dhe menaxhimit të inventarit.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi komunikative ne anglisht ( B2-C1).
  • Orari 14:00 – 22:00.
 
Avantazh:
  • Diplomë ose certifikim në supply chain/prokurim.
  • Përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle ose të ngjashme).
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe analize të të dhënave.
Përgjegjësi Kryesore:
  • Përpunimi dhe lëshimi i porosive të blerjes në kohë dhe me saktësi.
  • Komunikimi me furnitorët për konfirmime, afate dhe zgjidhje mospërputhjesh.
  • Mirëmbajtja e të dhënave të blerjes dhe informacionit të furnitorëve.
  • Bashkëpunimi me prodhimin dhe inventarin për parashikimin e nevojave.
  • Verifikimi i faturave në bashkëpunim me financën.
  • Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe respektimi i politikave të kompanisë.

 

Çfarë ju ofrojmë:
  • Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
  • Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.

 

Ky rol kërkon profesionalizëm, saktësi dhe aftësi bashkëpunimi për të garantuar efikasitet dhe vazhdimësi në zinxhirin e furnizimit.