Po kërkojmë të punësojmë:

Telemarketing B2B

Italisht & Anglisht

Jemi një kompani dinamike që merret me kërkimin dhe përzgjedhjen e personelit për llogari të bizneseve italiane dhe amerikane. Në zgjerim të ekipit tonë të kontaktit me klientët, jemi në kërkim të një Specialisti/eje me përvojë në telemarketing, i/e cili/a dëshiron të rritet profesionalisht në një ambient serioz dhe të organizuar.

Përgjegjësitë:
  • Do të kontaktosh biznese të ndryshme italiane dhe amerikane për t’i prezantuar shërbimin tonë të specializuar në kërkim dhe përzgjedhje personeli.
  • Do të punosh mbi databaza të gatshme dhe procedura të qarta për të identifikuar dhe kontaktuar klientë potencialë.
  • Fillimisht do të kesh për qëllim krijimin e interesit dhe në një fazë të dytë, pas trajnimit të plotë, do të kesh mundësinë të caktohesh takime direkte për ekipin komercial.
Kualifikimet:
  • Eksperiencë disa-vjeçare në telemarketing ose teleselling të shërbimeve për biznese (jo për individë).
  • Zotërim shumë i mirë i gjuhës italiane dhe angleze (në të folur dhe të shkruar).
  • Njohuri të mira të Excel dhe aftësi për të ndjekur statistika dhe objektiva.
    Mentalitet të orientuar drejt rezultateve dhe punës me qëllime të matshme.
 
Orari i punës:
  • 14:00 – 17:00 për tregun italian 
  • 17:00 – 20:00 për tregun amerikan 
 
Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesa konkurruese me siguracione të paguara.
  • Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
  • Trajnime periodike dhe mundësi karriere.
  • Ambient komod dhe modern.
  • Drekë e ofruar nga kompania.