Jemi në kërkim të një Junior Backend Developer energjik dhe ambicioz, që dëshiron të rritet profesionalisht dhe të punojë në projekte reale me impakt.
Në këtë rol do të jeni pjesë e ekipit tonë të zhvillimit dhe do të punoni ngushtë me zhvilluesit senior për të ndërtuar, testuar dhe përmirësuar aplikacione softuerike moderne.
Kjo është një mundësi e artë për një kandidat të nivelit fillestar që ka njohuri bazë në programim dhe dëshirë të madhe për të mësuar.
Përgjegjësitë:
- Zhvillimi, testimi dhe mirëmbajtja e logjikës së backend-it për aplikacione të ndryshme.
- Bashkëpunimi me zhvilluesit senior për të dizajnuar dhe implementuar funksionalitete të reja.
- Zgjidhja e problemeve, optimizimi i performancës dhe rritja e sigurisë së aplikacioneve.
- Integrimi me API-të dhe databazat.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera për të kuptuar kërkesat e projekteve.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Njohuri bazë të gjuhëve të programimit si Python, C#
- Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe analitike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.
- Dëshira për të mësuar dhe përshtatur në një mjedis pune dinamik.
Përfitimet:
- Kontratë të rregullt pune në përputhje me legjislacionin Shqiptar.
- Festat zyrtare te vëndeve përkatëse pushim dhe festat zyrtare Shqiptare të paguara ekstra sipas Kodit të punë.
- Mundësi të zhvillimit të karrierës në një mjedis profesional dhe të përkushtuar.
- Pagesë konkurruese.
- Trajnime periodike.
- Ambjente rinore dhe moderne.
- Drekë e ofruar nga kompania tek restorantet tona partnere.