Nëse ke përvojë në kontabilitet dhe dëshiron të bëhesh pjesë e një kompanie serioze, moderne dhe dinamike — kjo është mundësia jote!
Çfarë kërkojmë:
- Eksperiencë të konsoliduar në kontabilitet të përgjithshëm dhe administratë, me përvojë pune në tregun italian.
- Njohuri shumë të mira të Gamma TeamSystem.
- Përdorim të DocFinance.
- Kujdes ndaj detajeve, saktësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Njohje të gjuhës italiane në nivel B2.
Detyrat kryesore:
- Regjistrimi i faturave të blerjeve dhe lëshimi i faturave të shitjeve.
- Menaxhimi i dokumenteve tregtare si fletë-dërgesa (DDT), porosi dhe konfirmime porosish.
- Regjistrim i lëvizjeve financiare (arka, banka), TVSH dhe Intra.
- Regjistrimi i dokumenteve pasive, si fletë-dërgesat e hyrjes së mallit.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune në përputhje me legjislacionin Shqiptar.
- Festat zyrtare te vëndeve përkatëse pushim dhe festat zyrtare Shqiptare të paguara ekstra sipas Kodit të punë.
- Mundësi të zhvillimit të karrierës në një mjedis profesional dhe të përkushtuar.
- Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
- Ambjente rinore dhe moderne.
- Drekë e ofruar nga kompania tek restorantet tona partnere.



