Po kërkojmë të punësojmë:

Marketing

Client Relations

Kandidatja do të jetë pjesë e ekipit të marketingut dhe do të jetë përgjegjëse për krijimin, organizimin dhe menaxhimin e prezantimeve të kompanisë për klientët dhe kontaktet e reja, me qëllim promovimin e shërbimeve që ofron kompania. Ajo do të përkthejë strategjitë e marketingut në prezantime efektive dhe tërheqëse, duke përdorur mjete dhe kanale të ndryshme komunikimi.

Përgjegjësitë:
  • Krijimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut dhe imazhit të kompanisë.
  • Komunikimi profesional me klientët ekzistues dhe të rinj në gjuhën italiane..
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndjekja e nevojave të tyre.
  • Bashkëpunimi me ekipin për përmirësimin e shërbimeve dhe ofertave.
 
Kualifikimet:
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (shkruar dhe folur).
  • Zotërim i mirë i programeve për krijimin e prezantimeve (PowerPoint, Google Slides etj.).
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkruar dhe folur).
  • Aftësi për të krijuar prezantime tërheqëse dhe bindëse.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Komunikim i mirë dhe aftësi ndërpersonale.
  • Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.

 

Kërkesat:
  • Diplomë e shkollës së mesme ose universitare në komunikim, marketing apo fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë 1–2 vjeçare në krijimin e prezantimeve për biznese.
  • Njohuri mbi kontekstin dhe shërbimet që ofron kompania.

 

Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesa konkurruese dhe trajnim të paguar.
  • Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.