Po kërkojmë të punësojmë:

Marketing B2B

Frëngjisht

Sun Ballast, lider në zgjidhjet inovative për sistemet fotovoltaike, është në kërkim të një profesionisti/e energjik/e dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të marketingut B2B dhe për të ndihmuar në zgjerimin e pranisë sonë në tregun francez(frankofon).

 

Çfarë do të bëni në këtë rol:
  • Do të jeni kontakti i parë me klientët gjermanofolës, përmes telefonit, emailit dhe platformave të tjera.
  • Do të prezantoni vlerën e zgjidhjeve tona inovative dhe si ato mund të përmirësojnë bizneset e klientëve tanë.
  • Do të mirëmbani dhe përditësoni të dhënat në sistemin tonë të brendshëm, duke siguruar saktësi maksimale.
  • Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin për të garantuar një përvojë pozitive për çdo klient dhe funksionim efikas të proceseve të back office.
 
Kualifikimet që kërkojmë:
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës franceze (niveli B1-B2), në të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi analitike.
  • Aftësi komunikuese dhe dëshirë për të punuar në një mjedis ndërkombëtar.
 
Çfarë ju ofrojmë:
  • Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesa konkurruese me siguracione të paguara.
  • Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
  • Trajnime periodike dhe mundësi karriere.
  • Ambient komod dhe modern.
  • Drekë e ofruar nga kompania.