Sun Ballast, lider në zgjidhjet inovative për sistemet fotovoltaike, është në kërkim të një profesionisti/e energjik/e dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë të marketingut B2B dhe për të ndihmuar në zgjerimin e pranisë sonë në tregun Europian.
Çfarë do të bëni në këtë rol:
- Do të jeni kontakti i parë me klientët spanjisht folës, përmes telefonit, emailit dhe platformave të tjera.
- Do të prezantoni vlerën e zgjidhjeve tona inovative dhe si ato mund të përmirësojnë bizneset e klientëve tanë.
- Do të mirëmbani dhe përditësoni të dhënat në sistemin tonë të brendshëm, duke siguruar saktësi maksimale.
- Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin për të garantuar një përvojë pozitive për çdo klient dhe funksionim efikas të proceseve të back office.
Kualifikimet që kërkojmë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze & spanjolle (niveli B1-B2), në të shkruar dhe të folur.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi kohe.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi analitike.
- Aftësi komunikuese dhe dëshirë për të punuar në një mjedis ndërkombëtar.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
- Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
- Drekë falas në restorantet tona partnere.
- Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.