Përgjegjësitë:
- Konceptimi dhe krijimi i dizajneve vizuale për mediat e shkruara dhe dixhitale.
- Zhvillimi i grafikëve për materialet e marketingut, duke përfshirë broshurat,newsletera, webinare dhe reklamat në mediat sociale.
- Kryerja e kërkimeve mbi tendencat e industrisë dhe qëndrimi i përditësuar me softuerët dhe mjetet e dizajnit.
- Sigurimi që të gjitha dizajnet janë në përputhje me udhëzimet e markës sonë dhe estetikën e përgjithshme.
Kualifikimet:
- Diplomë në graphic design ose në një fushë të ngjashme.
- Eksperiencë në rolin e dizajnit grafik përbën avantazh.
- Aftësi në Adobe Creative Cloud, (Photoshop, Illustrator, InDesign, avantazh njohja e programeve të tjera).
- Kuptimi i fortë i tipografisë, teorisë së ngjyrave dhe dizajnit të paraqitjes
- Aftësi për të organizuar dosjet/arkiven e punëve sipas dizanjeve të caktuara.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagesa konkurruese me siguracione të paguara.
- Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
- Trajnime periodike dhe mundësi karriere.
- Ambient komod dhe modern.
- Drekë e ofruar nga kompania.