Po kërkojmë të punësojmë:

Inxhinier/e Strukturist

Diplomë në inxhinieri ndërtimi

Kompania EZ-Crete, një prodhues amerikan i strukturave të parafabrikuara prej betoni, po kërkon një Inxhinier/e të Lartë Strukturor me eksperiencë për të bashkëpunuar ngushtë me klientët dhe për të menaxhuar procesin teknik të porosive të personalizuara. Roli përfshin punë direkte me klientët për mbledhjen e kërkesave, krijimin e modeleve 3D në Revit, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe optimizimin e dizajnit për prodhim efikas.

 
Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Projektimi dhe analiza e strukturave të parafabrikuara (për ndërtesa, ura etj.).
  • Përdorimi i programeve CAD, veçanërisht Revit, për krijimin e modeleve 3D dhe dosjeve teknike për prodhim (STEP files).
  • Përzgjedhja e materialeve në përputhje me kërkesat teknike dhe efikasitetin e kostos.
  • Llogaritja e ngarkesave dhe stresit të strukturave.
  • Vlerësimi i integritetit strukturor të objekteve ekzistuese dhe dhënia e rekomandimeve teknike.
  • Sigurimi që projektet përmbushin kodet dhe standardet amerikane të ndërtimit.
  • Mbledhja e kërkesave për porosi të personalizuara dhe ndjekja e procesit për dokumentim.
  • Bashkëpunimi me arkitektë, kontraktorë dhe ekipe inxhinierike.
  • Planifikimi, drejtimi dhe monitorimi i projekteve nga fillimi deri në dorëzim.
  • Menaxhimi i rreziqeve, buxhetit, cilësisë dhe komunikimit me palët e interesuara.
 
Kualifikimet:
  • Diplomë universitare në inxhinieri ndërtimi ose strukturor.
  • Eksperiencë e avancuar me Revit, CAD dhe mjete të tjera të analizës strukturore.
  • Njohuri shumë të mira të kodeve amerikane të ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Eksperiencë në drejtimin e projekteve dhe menaxhimin e ekipeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në formë të shkruar dhe të folur (anglisht).
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Njohuri të menaxhimit financiar dhe përgatitjes së buxheteve.
 
Çfarë ofrojmë:
  • Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
  • Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
  • Ambient pune i strukturuar dhe me potencial për zhvillim.
  • Trajnim i vazhdueshëm dhe përditësim mbi teknologjitë më të fundit