Po kërkojmë të punësojmë:

Kontabilist

Orari Full Time

Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i llogarive të pagesave (AP) dhe arkëtimit (AR).
  • Përgatitja dhe përpunimi i pagave sipas legjislacionit.
  • Mbajtja e saktë e librit të përgjithshëm.
  • Hartimi dhe analiza e raporteve financiare (Bilanc, Pasqyrë e të Ardhurave, Fluks Parash).
  • Pajtimi i llogarive dhe zgjidhja e mospërputhjeve.
  • Përdorimi i QuickBooks Online dhe platformave të tjera të kontabilitetit.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet GAAP.
  • Asistencë në hartimin e buxhetit dhe parashikimet financiare.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë relevante në kontabilitet të përgjithshëm, AP, dhe paga.
  • Njohuri të thella në GAAP (US) dhe kontabilitetin korporativ.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizative.
  • Përdorimi i QuickBooks Online është një avantazh i madh.
  • Komunikim i qartë dhe profesional në gjuhën angleze (niveli B2-C1).

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesa konkurruese me siguracione të paguara.
  • Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
  • Drekë e ofruar nga kompania.