Exe Progetti Srl është një kompani informatike me mbi 30 vite eksperiencë, e specializuar në zhvillimin e zgjidhjeve softuerike për sektorët elektrik, hidraulik, kopshtari, antizjarr dhe ndërtim. Kompania ofron produkte dhe platforma të dedikuara për instalues dhe kompani mirëmbajtjeje në Itali.
Për zgjerimin e ekipit tonë, jemi në kërkim të një Junior Software Developer, të motivuar për të ndërtuar dhe zhvilluar karrierën e tij/saj profesionale.
Detyrat kryesore:
- Mbështetje në programimin dhe zhvillimin e aplikacioneve.
- Pjesëmarrje në analizë, testim dhe përmirësim softueri.
- Bashkëpunim me ekipin teknik në projekte të vazhdueshme.
Kualifikimet e nevojshme:
- Njohuri bazë/mesatare me SQL.
- Njohuri në zhvillim WEB/MOBILE (JavaScript, HTML).
- Njohuri në Delphi dhe/ose .NET (përbën avantazh).
- Njohje e gjuhës italiane në nivel B2 (e detyrueshme).
- Dëshirë për të mësuar, rritur profesionalisht dhe për të punuar në ekip.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pushime dhe festa zyrtare të paguara (si ato shqiptare, ashtu edhe të vendeve përkatëse të projekteve).
- Trajnime të vazhdueshme për zhvillim profesional.
- Ambjent pune modern, dinamik dhe me kolegë të rinj.
- Drekë e ofruar nga kompania në restorantet partnere.
- Mundësi reale për rritje në karrierë dhe kalim në nivel mid-level brenda një kohe të shkurtër.