EZ-CRETE, lider në industrinë e prodhimit të betonit precast në SHBA, kërkon një Purchasing Clerk të motivuar dhe të përqendruar në detaje për t’iu bashkuar ekipit në Tiranë. Ky rol është kyç për mbështetjen e operacioneve të prodhimit, duke siguruar prokurim efikas të materialeve, disponueshmëri në kohë dhe bashkëpunim të ngushtë me departamentet e brendshme.
Kualifikime Kryesore:
- Përvojë e provuar në prokurim/purchasing, preferohet në mjedis prodhimi.
- Njohuri bazë të procedurave të blerjes dhe menaxhimit të inventarit.
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi komunikative ne anglisht ( B2-C1).
- Orari 14:00 – 22:00.
Avantazh:
- Diplomë ose certifikim në supply chain/prokurim.
- Përvojë me sisteme ERP (SAP, Oracle ose të ngjashme).
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe analize të të dhënave.
Përgjegjësi Kryesore:
- Përpunimi dhe lëshimi i porosive të blerjes në kohë dhe me saktësi.
- Komunikimi me furnitorët për konfirmime, afate dhe zgjidhje mospërputhjesh.
- Mirëmbajtja e të dhënave të blerjes dhe informacionit të furnitorëve.
- Bashkëpunimi me prodhimin dhe inventarin për parashikimin e nevojave.
- Verifikimi i faturave në bashkëpunim me financën.
- Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe respektimi i politikave të kompanisë.
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
- Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
- Drekë falas në restorantet tona partnere.
- Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.
Ky rol kërkon profesionalizëm, saktësi dhe aftësi bashkëpunimi për të garantuar efikasitet dhe vazhdimësi në zinxhirin e furnizimit.