Kandidatja do të jetë pjesë e ekipit të marketingut dhe do të jetë përgjegjëse për krijimin, organizimin dhe menaxhimin e prezantimeve të kompanisë për klientët dhe kontaktet e reja, me qëllim promovimin e shërbimeve që ofron kompania. Ajo do të përkthejë strategjitë e marketingut në prezantime efektive dhe tërheqëse, duke përdorur mjete dhe kanale të ndryshme komunikimi.
Përgjegjësitë:
- Krijimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut dhe imazhit të kompanisë.
- Komunikimi profesional me klientët ekzistues dhe të rinj në gjuhën italiane..
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndjekja e nevojave të tyre.
- Bashkëpunimi me ekipin për përmirësimin e shërbimeve dhe ofertave.
Kualifikimet:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane (shkruar dhe folur).
- Zotërim i mirë i programeve për krijimin e prezantimeve (PowerPoint, Google Slides etj.).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (shkruar dhe folur).
- Aftësi për të krijuar prezantime tërheqëse dhe bindëse.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Komunikim i mirë dhe aftësi ndërpersonale.
- Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.
Kërkesat:
- Diplomë e shkollës së mesme ose universitare në komunikim, marketing apo fusha të ngjashme.
- Eksperiencë 1–2 vjeçare në krijimin e prezantimeve për biznese.
- Njohuri mbi kontekstin dhe shërbimet që ofron kompania.
Çfarë ofrojmë:
- Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagesa konkurruese dhe trajnim të paguar.
- Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
- Drekë falas në restorantet tona partnere.
- Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.