Sun Ballast është një kompani lider në sektorin e zgjidhjeve inovative për sistemet fotovoltaike, me një përkushtim të fortë në ofrimin e mbështetjes dhe konsulencës për bizneset. Ne po kërkojmë një figurë dinamike dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të Marketingut Informues B2B dhe për të kontribuar në zgjerimin tonë në tregun amerikan.
Roli juaj:
Si pjesë e ekipit tonë të marketingut informues B2B, ju do të jeni pika e drejtpërdrejtë e kontaktit për klientët tanë , duke i ndihmuar ata të zbulojnë se si ne mund të përmirësojmë biznesin e tyre me zgjidhjet tona. Ja çfarë do të bëni:
- Do të menaxhoni komunikimet me klientët përmes telefonatave, emaileve dhe kanaleve të tjera, të gjitha në anglisht.
- Ju do të jeni përgjegjës për mbajtjen e informacionit në bazën tonë të të dhënave të përditësuar dhe për të siguruar saktësinë maksimale.
- Ju do të punoni ngushtë me ekipin tonë për të siguruar që çdo klient të marrë mbështetjen më të mirë të mundshme dhe që operacionet e back office të funksionojnë pa probleme.
Ajo që ne kërkojmë tek ju:
- Zotërim i gjuhës i angleze (niveli B1-B2) në të folur dhe në të shkruar.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të kohës.
- Orari i punës 14:00 – 19:00
- Aftësi të forta komunikimi dhe predispozicion për të punuar në një kontekst ndërkombëtar..
Çfarë ju ofrojmë:
- Kontratë pune sipas legjislacionit shqiptar.
- Pagesa konkurruese me siguracione të paguara.
- Fundjavat pushim (e shtuna dhe e diela), plus 22 dit leje vjetore te paguara.
- Trajnime periodike dhe mundësi karriere.
- Ambient komod dhe modern.
- Drekë e ofruar nga kompania.