Për shkak të zhvillimeve të fundit në aktivitetin tonë, jemi në kërkim të një Software Developer për të mbështetur zhvillimin urgjent të moduleve të reja të software-it tonë. Kandidati ideal do të jetë i aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të kontribuojë në zhvillimin e zgjidhjeve funksionale dhe të qëndrueshme.
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e moduleve software në C# (.NET).
- Implementimi i ndërfaqeve grafike duke përdorur WPF (Windows Presentation Foundation).
- Bashkëpunimi me ekipin teknik për të kuptuar kërkesat dhe për t’i kthyer në zgjidhje teknike.
- Testimi dhe optimizimi i kodit për performancë dhe stabilitet.
- Dokumentimi i zhvillimeve dhe proceseve teknike.
Kërkesat teknike:
- Eksperiencë në zhvillim me C# dhe .NET Framework / .NET Core.
- Njohuri në WPF për zhvillim UI (preferohet).
- Aftësi të mira analitike dhe problem-solving.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet.
- Njohuri të mira të praktikave të zhvillimit software.
Preferohen:
- Eksperiencë me aplikacione desktop.
- Njohuri në MVVM pattern.
- Eksperiencë në integrime dhe menaxhim të moduleve ekzistuese.
Aftësi personale (Soft skills):
- Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në ekip.
- Kuriozitet dhe dëshirë për të mësuar teknologji të reja.
- Qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve.
Çfarë ju ofrojmë:
- Mundësi për të punuar në projekte konkrete dhe me impakt të drejtpërdrejtë.
- Ambient profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.



