Po kërkojmë të punësojmë:

Purchasing Clerk

Orari punës 14:00 – 22:30.

EZ-CRETE, një kompani lider në SHBA në industrinë e prodhimit të betonit të parapërgatitur (precast concrete), është në kërkim të një Junior/Associate Accountant, me fokus në inventar dhe transaksionet e lidhura me blerjet, për t’iu bashkuar ekipit tonë në Tiranë.

Ky rol është ideal për një person që dëshiron të zhvillojë aftësi në kontabilitetin operacional, veçanërisht në ndjekjen e fazave të inventarit, duke bashkëpunuar dhe koordinuar detyrat e përditshme me ekipet e brendshme për të siguruar që zinxhiri i furnizimit me lëndë të parë të jetë i sinkronizuar dhe të përmbushë nevojat e prodhimit.

Gjithashtu, do të mbështesni operacionet tona duke monitoruar dhe mirëmbajtur nivelet e stokut, duke asistuar në aktivitetet e përditshme të blerjes, si dhe duke mbajtur të sakta regjistrimet e inventarit, përfshirë dokumentacionin dhe analizën e diferencave kur është e nevojshme.

 

Çfarë do të bëni:​

Do të punoni ngushtë me ekipin e operacioneve dhe të financës për të:

  • Procesuar ndërtimin e artikujve (Item Builds) dhe për të verifikuar kostot e sakta të prodhimit.
  • Monitoruar Bill of Materials (BOM) dhe për të siguruar që ndërtimi i artikujve të reflektojë vlerën e saktë.
  • Monitoruar dhe ndjekur nivelet e inventarit për të mbështetur nevojat e prodhimit.
  • Lëshuar dhe ndjekur me saktësi porositë e blerjes (Purchase Orders) dhe pranimet e artikujve në baza ditore.
  • Ndjekur vazhdimisht furnitorët për afatet e dorëzimit.
  • Marrë pjesë në kontrollin e cilësisë dhe sasisë së inventarit për të garantuar standardet e kompanisë.
  • Përgatitur dhe analizuar rakordimet e inventarit, bazuar në kontrollimet ciklike të përditshme.
 
Çfarë kërkojmë:
  • Diplomë (ose në vitin e fundit) në Financë, Biznes, Ekonomi ose Supply Chain.
  • Njohuri të mira në Excel dhe Microsoft Office.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
  • Interes për proceset e inventarit, prokurimit dhe zinxhirit të furnizimit.
  • Aftësi komunikimi në gjuhën angleze.
  • Disponibilitet orari 14:00 – 22:30.

 

Çfarë ju ofrojmë:
  • Kontratë pune e rregullt, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Pagesë konkurruese dhe trajnim profesional të paguar.
  • Fundjavë pushim (e shtunë dhe e diel).
  • Drekë falas në restorantet tona partnere.
  • Të gjitha festat zyrtare të paguara, sipas Kodit të Punës.

 

Ky rol kërkon profesionalizëm, saktësi dhe aftësi bashkëpunimi për të garantuar efikasitet dhe vazhdimësi në zinxhirin e furnizimit.

Niveli i gjuhës angleze B2 – C1

Contatti AL

Cel.: +355 68 20 02 999

Tel.: +3905221829901

E-mail: info@hitjob.it

Sede operativa: Rr. Kastriotet, Pallatet 3D, Tiranë, Albania

Sede legale: Rr. Arben Broci, Kullat Malesiane Tiranë, Albania

NIPT: L82313002V